LAJMI I FUNDIT

Stuhia godet Slloveninë: Breshëri thyen xhamat e veturave, rrezik i madh edhe në Kroaci dhe Bosnje

Një stuhi e fortë ka goditur Slloveninë pasdite, ndërsa mot i ngjashëm pritet në disa pjesë të Bosnjë-Hercegovinës.

Kështu në disa qytete të Sllovenisë ka rënë breshër, i cili ka shkaktuar dëme të mëdha. Sipas faqes meteorologjike sllovene Neurje, të gjitha të korrat u shkatërruan në Biç, transmeton Ballkani.info.

Po ashtu janë thyer edhe xhamat e veturave në autostradë. Moti i ngjashëm pritet të mbretërojë sot edhe në Kroaci.

Nisur nga parashikimi i Institutit Federal Hidrometeorologjik, mot i ngjashëm mund të jetë edhe në BeH.

Sipas meteorologëve nga Bosnja, moti, pas vapës gjatë fundjavës pritet ndryshim i motit.

Në orët e mbrëmjes dhe të martën mbrëma janë paralajmëruar reshje shiu dhe reshje lokale me bubullima, të cilat fillimisht do të prekin pjesët veriore të vendit, ndërsa gjatë të martës pjesën tjetër të vendit.

Të martën pritet që temperaturat të jenë rreth 15 gradë më të ulëta.

Pas kalimit të frontit të ftohtë, në pjesën e dytë të javës, më saktë pas datës 3 korrik, pritet një rikthim gradual të motit me diell dhe më të ngrohtë me temperatura të këndshme verore. /Ballkani.info/