Stuhi të forta në Istog, nesër nuk ka mësim në shkollat e kësaj komune

Për shkak te motit të keq që po mbizotëron në Istog, nesër nuk do të mbahet mësim në institucionet arsimore të Komunës së Istogut, thuhet në njoftimin e Komunës.

Këtë e ka konfirmuar faqja e komunës në rrjetin social Facebook.

Kështu thuhet në komunikatë:

Njoftim

Të nderuar mësimdhënës, nxënës dhe prindër ju njoftojmë se nesër e enjte me 06.02.2020, nuk do të mbahet mësim në institucionet arsimore të Komunës së Istogut, si shkak i kushteve atmosferike të krijuara në komunën tonë, ku në pjesën me të madhe mungon furnizimi i rregullt me energji elektrike dhe si pasojë e kësaj gjendje është e pamundur mbajtja e mësimit të rregullt.

Dita e humbur do të kompensohet.