Stuhi në Velipojë e Shëngjin, pushuesve kosovarë u prishen pushimet

Kjo e mërkurë e ka gjetur  rajonin nën “pushtetin”  e reshjeve të shiut.

Nga reshjet nuk është kursyer as bregdeti shqiptar, ku që nga mbrëmë ka nisur destabilizimi të motit.

Në një video të publikuar shihet shtrëngata e fuqishme mbrëmë në Velipojë, e  cila është destinacion i shumë pushuesve kosovarë.

Situatë e ngjashme metrorologjike po mbretëron edhe në Shëngjin e në bregdetet tjera

Ndërkohë, në Vlorë, era e fortë raportohet ka marrë me vete shezlonge dhe çadra. Ajo që ka lënë pas është një pamje jo shumë e bukur për askënd, aq më tepër për pushuesit.

Kujtojmë se gjatë vikendit mijëra kosovarë kanë kaluar kufirin me Shqipërinë.