Studimi: Kanibisi me nivele të larta kanabinoli mund ta mbrojë trurin

Pirja e kanabisit me nivele më të larta të kanabidiolit (CBD) shkakton më pak dëme në tru, sipas një hulumtimi.
THC është kimikali që ka efekte halucinacione në trurin e njeriut.

Dhe duket se është edhe ajo që dëmton trurin – por kanabidioli mund të ketë një efekt mbrojtës, kanë gjetur studiuesit.

Ata sugjerojnë se kjo gjetje mund të tregojë se kanabidioli trajton çrregullime të trurit të tilla si psikoza dhe varësia.

Shkencëtarët në Kolegjin Universitar të Londrës testuan efektet e dy llojeve të ndryshme të kanabisit në tru.

Njëra ishte skunk, një formë e supër-fuqishme e drogës e cila përbën rreth 94 për qind të kanabisit në dispozicion.

Tjetri lloj ishte një lloj kanaibis që përmbante të njëjtën sasi të THC por edhe më shumë kanabidiol, e cila besohet të luftojë efektet negative të THC.

“Ne tashmmë kemi gjetur se prezenca e madhe e kanabidiolit në marihuanë ndihmon përdoruesit ndaj efekteve akute të THC-së në tru”, deklaruan studiuesit.