Studim: COVID-19 shkakton vuajtje si kur kafshohesh nga gjarpri helmues

Beteja me COVID-19 është si të ‘kafshohesh nga një gjarpër helmues’, sipas hulumtimit të një studimi të ri.

Hulumtimi i publikuar në Journal of Clinical Investigation nxjerr në pah sesi neurotoksinat që vërshojnë trupin pas një kafshimi torturues të gjarprit dëmtojnë qelizat tona në të njëjtën mënyrë si një enzimë e koronavirusut që shkakton inflamacion të rëndë.

Shkencëtarët prapa hulumtimit shpresojnë se ky zbulim i ri mund të ndihmojë të trajtojë raste serioze të COVID-19 duke synuar enzimën specifike.

Bashkëautori i këtij hulumtimi, Dr.Maurizio Del Poeta, nga shkolla e mjekësisë e Universitetit Stony Brook në Nju Jork, tha: “Studimi mbështet një objektiv të ri terapeutik për të zvogëluar apo edhe parandaluar vdekshmërinë nga COVID-19 sepse frenuesit e sPLA2-IIA tashmë ekzistojnë. Studimi ynë mbështet përdorimin e këtyre frenuesve në pacientët me nivele të larta të sPLA2-IIA për të zvogëluar, apo edhe parandaluar vdekshmërinë nga COVID-19”.

Enzima Covid sPLA2-IIA është jashtëzakonisht e ngjashme me atë të gjetur në helmin e gjarprit, i cili gjithashtu shihet natyrshëm në nivele të ulëta te njerëzit. Megjithatë nivelet e larta të kësaj enzime ‘copëtojnë’ membranat e organeve vitale sipas studimit.

Dr.Floyd Chilton, nga Universiteti i Arizonës dhe një autor tjetër i studimit, shpjegoi: “Kjo enzimë po përpiqet të vrasë virusin, por në një moment të caktuar lëshohet në sasi aq të larta saqë gjërat shkojnë në një drejtim vërtet të keq, duke shkatërruar membranat qelizore të pacientit dhe në këtë mënyrë kontribuojnë në dështimin dhe shumë organeve”.

Kishte 281 mostra gjaku të marra nga spitale të ndryshme amerikane që u analizuan gjatë gjithë vitit 2020 si pjesë e studimit. Hulumtimi u përhap në të gjithë Universitetin Ëake Forest në Karolinën e Veriut, Universitetin Stony Brook në Nju Jork dhe Universitetin e Arizit

Studiuesi Jeehyun Karen Ju tha: “Studimi ynë është veçanërisht i duhur duke pasur parasysh se si varianti Delta po kontribuon në rritjen e incidencës së COVID-19 dhe shkallën e shtrimit në spital si në SHBA ashtu edhe në mbarë botën”, transmeton Klankosova.tv.

Suffering Covid-19 is just like being bitten by a poisonous rattlesnake, study suggests