Studentja tregon se si ia kafshoi këmbën një modele në tren – dhe e la me shenjë përjetë

Një ditë argëtuese me familjen në garat me kuaj ka përfunduar në një katastrofë të vërtetë për studenten 26-vjeçare, Gabriella M’rabet.

Ajo u sulmua në mënyrë makabre nga një femër tjetër në tren gjatë rrugës për në shtëpi.

E reja nga Oxfordi u kafshua në këmbë nga 23-vjeçarja Eliza Peereboom, modele, aktore e kërcimtare.

Ngjarja e tmerrshme ndodhi në dhjetor të vitit 2019.

Gabriella po dilte nga treni, kur iu afrua një grupi vajzash që po debatonin, mes tyre dhe Eliza, e cila i nguli dhëmbët papritur duke e lënë në agoni M’rabetin për muaj të tërë, dhe me shenjë përjetë.

Tanimë, Peerboom është dënuar me 10 muaj burgim me kusht, si dhe është detyruar të paguajë 1 mijë funte kompensim ndaj Gabriellës për sulmin brutal në këmbë.