Studentja kosovare Edi Ramës: S’kam pyetje, por jeni ikonë e modës

Dje gjatë vizitës së tij me Kryeministrin Kurti dhe liderët e opozitës, Kryeministri shqiptar, Edi Rama, është takuar edhe me studentë të Universitetit të Prishtinës.

E disa nga ta nuk kanë pasur pyetje për Edi Ramën.

U bë viral komenti i një studenteje të historisë drejtuar Ramës, e cila nuk pati pyetje por vetëm i tha kryeministrit se “jeni ikonë e modës”.

E këtë kompliment kryeministri shqiptar e mori me modesti duke thënë se atyre që nuk u ka dhënë shumë Zoti dhe natyra rregullohen më shumë se përndryshe nuk do kishte nevojë. “Vjen nga halli kjo, megjithatë faleminderit”, i tha Rama studentes.

Ndryshe, Edi Rama njihet për stilin e tij të pazakontë të veshjes i cili shpeshherë është përqeshur dhe kritikuar.