Studenti lë takim me “14-vjeçaren”/ Kapet nga gjahtarët e pedofilëve: Ju lutem më lironi, do të punoj për ju VIDEO

Studenti 27-vjeç Minesh Patel është arrestuar në Londër në vendin ku do takohej me një 14-vjeçare, me të cilën synonte të kryente marrëdhënie intime.

Ky i ri ka rënë në kurthin e grupit të “gjahtarëve” të pedofilëve, që i ishin prezantuar si një 14-vjeçare duke e joshur dhe ftuar në një takim.

Në videon e publikuar nga mediat britanike, shihet i riu pas arrestimit duke lutur tek zyrtarët policorë që ta lirojnë dhe vazhdimisht ua bën me dije se është i gatshëm të punojë për ata.

Ai në procesin gjyqësor ka pranuar fajin për tentim joshje të miturës, të “cilën” synonte ta detyronte të kryente marrëdhënie intime.

Megjithatë ai është dënuar me 28 muaj burgim, dhe grupi i “gjuetarëve” të pedofilëve e kanë filmuar rastin, dhe janë zotuar se nuk do të ndalen me kaq dhe se do të jenë gardianë të rinisë.

Gjykatësi Tom Mitchell, ka shpjeguar se si Kyle Bell, anëtare e këtij grupi kishte hapur një profil të rremë me emrin Lory ku prezantohej si 14-vjeçare.