Studenti kosovar i pyet direkt ambasadorët: A duhet të kërkojë falje Serbia për krimet e bëra ndaj Kosovës?

Përderisa Ambasadori i Francës dhe Gjermanisë në Kosovë, Didier Chabert dhe Christian Heldt, po flisnin sot para studentëve kosovarë për përvojat e pajtimit franko-gjerman një student i pranishëm pati një pyetje interesante.

Ai pyeti direkt dy ambasadorët se nëse do duhej që Serbia të kërkoj falje për krimet e bëra gjatë luftës në Kosovë, me qëllim që të arrihet një pajtim mes dy shteteve njësoj sikur ndodhi mes Francës dhe Gjermanisë.

Mirëpo të dy ambasadorët thanë që nuk mund të përgjigjen direkt për këtë pyetje.

Ambasadori i Francës Didier Chabert tha se nuk duhet pritur asnjëherë që pala tjetër të kërkoj falje mirëpo duhet të lëvizësh sa më shumë me qellim që të arrihet pajtimi mes shteteve.

Me këtë rast ai tha se përmes shkëmbimin të përvojës së Francës dhe Gjermanisë me Kosovën, ky rast do mund të shërbej edhe që pajtimi mes Kosovës dhe Serbisë të ndodhë./Zeri