Leart Ajvazaj

Studenti i Kembrixhit e ‘shkatërron’ Rron Gjinovcin me fakte për ‘diplomën’ e Nexhmedin Spahiut

Leart Ajvazaj, një matematicient i njohur që ka studiuar në “Yale University” e “University of Cambridge”, është futur në debatin mbi vërtetësinë e diplomës dhe citimeve të Nexhmedin Spahiut, ligjërues në AAB.

Ajvazaj e ka komentuar në mënyrë ironike statusin e Rron Gjinovcit, analistit që monitoron universitetet publike në Kosovë, duke e quajtur si “arbitër të së vërtetës” e “ekspert suprem”.

Në analizën e tij, Ajvazaj ka treguar gabimet, që sipas tij, i ka bërë Gjinovci në shkrimin, ku i doli në përkrahje Spahiut, postim i cili mori mbi 2 mijë pëlqime.

Sipas Ajvazajt, Spahiu ka dy profile në “Google Scholar”, një platormë për mbledhjen e citimeve. Në njërin nga profilet, gabimisht, shumë citime të huaja referohen si të Spahiut, ndërsa në profilin tjetër, Spahiu ka gjithsej 31 citime.

Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme: