Mbrëmë disa studentë të Universitetit të Prishtinës kanë zhvilluar një aksion simbolik para objektit të qeverisë së Kosovës.

Këta studentë kanë vendosur 200 flamuj amerikan tek rrethojat e objektit të qeverisë.

Ky aksion vjen pas paralajmërimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se do t’i tërheqin trupat e tyre ushtarake nga Kosova, në rast se nuk hiqet taksa ndaj produkteve serbe.