Në këto momente Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, është duke protestuar para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, për të kërkuar heqjen e regjimit të vizave që po ia pamundëson kosovarëve lëvizjen e lirë në Evropë, raporton Ballkani.info.

10 vjet pas pavarësisë së Kosovës, Kosova ende se ka marrë dritën e gjelbër për liberalizim të vizave megjithëse thuhet se janë plotësuar kriteret e parapara.

Nga ana e BE-së është përmendur viti 2020 si më realisti për arritjen e liberalizimit.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ditë më parë kishte deklaruar se beson që liberalizimi do të ndodhë sivjet.