Presidenti serbe, Aleksandar Vuçiq ka postuar në rrjetet sociale një foto me këngëtarin popullor dhe kontradiktor Aco Lukas dhe ka shtuar edhe një përshkrim.

“Aca Lukas po pi supë, kam përgatitur një përparëse për të ngrënë qebap. Fotoja është surreale. Po bëhemi gati për pasditen e Nishit”, ka shkruar Vuçiq. Në foto, ai dhe Lukas janë ulur në një tavolinë në një restorant, dhe pranë Vuçiqit është një përparëse e mbështjellë. Më shumë se 4000 njerëz e pëlqyen postimin e tij, transmeton Ballkani.info.

Me këtë rast, studentët e Fakultetit të Shkencave Organizative, të cilët ishin në izolim, kanë shkruar në X, duke i dërguar një mesazh të ashpër presidentit të Serbisë: “Në tavolinë me të poshtër dhe të varur nga droga, dhe veturën mbi anëtarët e Filarmonisë”. Dihet se shumë studentë kanë pësuar nga veturat gjatë protestave kundër Vuçiqit, duke i shkelur ata.

Ky Aca Lukas njihet si drogaxhi dhe nacionalist, si dhe shquhet për gjuhë të ndytë.

За столом са простацима и наркоманима,
а колима на чланове Филхармоније. https://t.co/wuVJYW0S9a

— Blokada Fon (@BlokadaFon) May 17, 2025

Kujtojmë se në fund të vitit të kaluar, gjatë aksionit simbolik “Stop, Serbi”, me të cilin qytetarët bënë homazhe për viktimat e masakrës në Novi Sad, një incident i rëndë ka ndodhur në Beograd.

Katër anëtarë të Filarmonisë së Beogradit u përplasën në një vendkalim për këmbësorë pasi një makinë u përplas me ta me shpejtësi të madhe. Sulmi ndodhi para godinës së Filarmonisë, ku muzikantët sapo kishin lënë provat për t’iu bashkuar heshtjes pesëmbëdhjetë minutëshe në shenjë respekti për viktimat. /Ballkani.info/