Studentët i kërkojnë dorëheqjen ministres Kushi, psikologia shqiptare nga SHBA: Uroj të jetë nxituar për deklaratën

Prej disa ditësh një deklaratë e ministres së Arsimit, Evis Kushi, ku shprehej se të miturit e protestës do trajtohen me psikologë, ka revoltuar të gjithë studentët. Aq sa Lëvizja për Universitetin ka kërkuar edhe dorëheqjen e saj.

Të ftuara në ABC e Mëngjesit, përfaqësueset e kësaj lëvizje, Geraldina Mancka dhe Joana Meraja kanë deklaruar se vazhdojnë t’i qendrojnë kësaj deklarate, duke paralajmëruar edhe protesta.

“Ministrja e Arsimit erdhi në një moment shumë të vështirë për studentetë dhe nxënës. Për shkak të mësimit online dhe ajo nuk bëri asgjë për ta lehtësuar këtë gjë, gjithashtu doktoratura e saj doli plagjiaturë. Gjithashtu ka dhënë një deklaratë që protestuesit duhett të trajtohen me psikkolog, duke i quajtur kriminel.

Gjatë gjithë kësaj kohe ne kemi pas takime me studentët e tjerë dhe do të organizohemi, pse jo një mënyrë është edhe protesta”, tha Joana.

Në një lidhje në skype nga SHBA, psikologia Silvana Loka Kola, është shprehur se shpreson që ministrja të jetë nxituar me deklaratën. Por megjithatë, fëmijët kanë nevojë psikologjike në të gjithë Shqipërinë.

“Mua më vjen shumë keq që jam larg fizikisht dhe e bën pak të ftohtë gjykimin tim. U përpoqa ta lexoj disa herë deklaratën e ministres Hushi për ta kuptuar. Ka një qendrim emocional, dhe uroj që ministrja të jetë nxituar në deklaratën e saj.

Unë besoj që ata fëmijë kanë nevojë për psikololog, jo nëpër shkolla. Po ata do të kenë nevojë për mbështetje, për atë cka ndodhi pas protestës. Po ashtu mbështetja psikologjike do duhet të kenë nevojë të gjithë fëmijët në Shqipëri për çfarë ndodhi.

Ajo çfarë unë vërej që roli i psikologut është i paqartë në Shqipëri, paisi duhet të jetë në shkolla për të kuptuar nxënësit”, tha ajo.