Studentët e një gjenerate në UBT në vështirësi për vërtetimin e diplomave, faji hidhet te MASHT-i

Ministria e Arsimit nuk i kishte protokolluar librat amëz me të dhënat e studentëve të të gjeneratës 2014-2015 të kolegjit UBT-së.

Si pasojë, studentët po hasin në vështirësi për vërtetësinë e diplomave të tyre dhe shqetësimet i kanë paraqitur në kolegjin, në të cilën edhe i përfunduan studimet.

Këtë nga UBT-ja, thonë se e kuptuan pasi e ngritën shqetësimin në MASHT, pas ankesave të studentëve se po mungojnë këto libra në ministri, raporton KTV.

Tahiri thotë se librat elektronik i dorëzuan në afat dhe se në atë periudhë nuk kishte kufizim të numrit pranues të studentëve në kolegje private.

Megjithatë Ministria e Arsimit nuk ka kthyer përgjigjeje zyrtare as të hënën se çfarë zgjidhje do të ofrojë në këtë rast.

Por, njohësit e sistemit të arsimit thonë se MASHT-i duhet të jetë më i përgjegjshëm ndaj arkivimit të dokumenteve.

Problemeve me vërtetimin e diplomave si pasojë e mungesës së librave amëz kanë pasur edhe studentë të fakulteteve private të tjera në vend.

Ndërkohë, KTV-ja ka pyetur edhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës nëse është duke hetuar rastet e mungesave të librave amëz në MASHT, por nuk ka marrë një përgjigjeje.

loading…