Protestë

Studentët e biokimisë në protestë

Para ndërtesës së Ministrisë së Arsimit ka filluar protesta e studentëve të biokimisë të Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore.

Sipas tyre ata nuk po i licencon Ministria e Shëndetësisë pasi ka kërkuar që të studiojnë edhe 6 module te tjera.

Sipas përfaqësuesit Hasim Avdiaj, nga rektorati iu kanë thënë se ju duhet një vijë buxhetore nga Ministria e Arsimit që t’i krijojnë 6 module të tjera.

Ndërsa sipas tij, MASHT nuk po ndërmerr asgjë.

Deri tash askush nga kjo ministri nuk ka dalë për të biseduar me protestuesit.

 

Studentët e biokimisë në protestë