Reperi i njohur shqiptar Stresi, i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, është lajmëruar sërish nga arratia. Kësaj radhe, ai ka publikuar një fotografi në InstaStory, ka kërkuar ndihmë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Ai ka kërkuar nga kryeministri shqiptar të intervenoj tek ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, pasi ka e fundit ka marrë vendim për ekstradimin e Noizyt dhe Stresit, raporton Ballkani.info.

“Edi Rama dil fol pak për shokun tonë, sepse është e padrejte çdo gjë? Kaq kollaj qenka se çohet Albukeba i teket asaj për një ngatërresë clubi dhe lëshon urdhër ndërkombëtar”, ka shkruar reperi.

Stresi është në kërkim nga autoritetet për përfshirjen e tij në një konflikt që ndodhi ditë më parë jashtë një diskoteke në Pejë.

LEXO EDHE: