Stresi flet për Ballkani.info: Nuk është e vërtetë që kam shkelur një vajzë në Prishtinë

Disa minuta më parë është raportuar se reperi i njohur nga Shqipëria, Arkimed Lushaj është përfshirë në një aksident në Prishtinë.

Në raportimet e mediave është thënë se Stresi e ka shkelur një këmbësore në zebra.

Në një prononcim për Ballkani.info, reperi i njohur e ka mohuar një lajm të tillë, duke thënë se ka ndodhur një keqkuptim dhe nuk ka asgjë të vërtetë.

“Ka ndodhur një keqkuptim, nuk ka asgjë të vërtetë nga ai lajm”, ka thënë shkurt Stresi.

Ballkani.info ka provuar të kontaktojë edhe me zëdhënësin e policisë, Baki Kelanin, por nuk ka marrë përgjigje rreth rastit. /Ballkani.info

loading…