S’tregojnë shifra e as prejardhje të parave në Fondin e Sigurisë, Mehajt i pengojnë komentet e opozitës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është deklaruar sot lidhur me Fondin e Sigurisë.

Mehaj iu është kundërpërgjigjur komenteve të shumta të cilat janë bërë nga deputetët e opozitës, kundër këtij fondi.

Ministri Mehaj tha se informatat konkrete janë që Fondi i Sigurisë është hapur diku rreth 1 muaj e gjysmë më parë dhe është hapur për shkak të rrethanave të gjera gjeopolitike, e që ndodhen në situatën aktuale në mbarë botën.

“Besoj se është veprim i duhur nga Qeveria, pra veprim shumë i mirë. Fondi është krijuar me iniciativë të përbashkët prej Qeverisë, i nënshkruar nga kryeministri, procesi ka qenë në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tjerë tanë. E ata që qesin lajmë të rreme, me vie keq për ta. Ky fond është i sigurt në Bankën Qendrore të Kosovës, i kontrolluar nga Ministria e Financave dhe Qeveria.”, deklaroi Mehaj.

Ai tha se Fondi i Sigurisë është tejet i nevojshëm.

“Forca dhe policia ofrojnë siguri. E dimë që është shtuar buxheti, por për të rritur nevojat ushtarake të forcës por edhe policisë në këtë rast është i nevojshëm. Çdo buxhet shtesë është për këto forca. Kushdo që flet kundër këtyre veprimeve duhet të mendoj mirë, sepse nuk është mirë të jesh kundër shtetit.”, tha Mehaj duke u përgjigjur për komentet që janë bërë nga deputetët e opozitës lidhur me këtë fond.

Ai theksoi se nuk është mirë me dëgju lloj lloj fjalësh.

“Mjetet e mbledhura nga ky fond synohen të përdoren për sigurinë, strategjinë e sigurisë. Pritet të miratohet shumë shpejtë nga Qeveria e Kosovës.”, shtoi ai

Ndryshe nga opozita vazhdimisht janë deklaruar se kanë dyshime për prejardhjen e parave të grumbulluara.