FFK

Strategjia e FFK-së prezantohet edhe në mediat e huaja

Strategjia e re e FFK-së “Themelet e së ardhmes 2024-2028” është shpalosur edhe në mediat e huaja.

“Inside World Football” përmes një artikulli ka prezantuar eventin e FFK-së ku u shpalos strategjia e re, e cila vlerësohet si vizion për të ardhmen e futbollit kosovar.

Në artikull janë shpalosur deklaratat kyçe të kreut të FFK-së, Agim Ademi, të ministrit të Sportit, Hajrulla Çeku dhe mentorit të UEFA-s, Adam Walker.

Strategjia e FFK-së për periudhën 2024-2028 synon të promovojë zhvillimin e futbollit në Kosovë nëpërmjet investimeve në infrastrukturë, talentë të rinj, dhe rritjes së nivelit të performancës së ekipit kombëtar.

Ngjarja ka sjellë një frymë të re entuziazmi në botën e futbollit kosovar dhe pretendon të jetë një hap i rëndësishëm drejt të ardhmes së suksesshme sportive për Kosovën.