Lautaro Martinez, sulmuesi i Inter, ka përdorur Instagram-in për të shprehur mendimet e tij pas mbrëmjes së keqe të kaluar në “San Siro”, me Inter-in që është eliminuar nga Kupa e Italisë.
Një eliminim që ka ardhur edhe për faj të tij (meritë e Strakoshës), që ka gabuar nga pika e bardhë e penalltisë. Gjithsesi, argjentinasi është shprehur optimist për të ardhmen.
“Kur gabon ndihesh gjithmonë keq, – ka shkruar ish-lojtari i Racing. – Padyshim këto gabime të ndihmojnë të rritesh. Ndihem shumë keq, por duhet të shikojmë përpara, kemi shumë ndeshje për të luajtur dhe do të japim gjithçka për të fituar”.
¡Falla Lautaro Martínez! ? #CoppaItalia ?? pic.twitter.com/VCg9VLZ5v5
— Cable Onda Sports (@COS_Sports) January 31, 2019







