Stomatologjia do të bëhet me objekt të ri, klinikat tjera mbesin në pritje

Një objekt i ri po planifikohet të ndërtohet për Qendrën Stomatologjike Universitare të Kosovës. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) tashmë e ka në plan projektin e ndërtimit të një objekti të tillë që kap shumën rreth 1 milion e 150 mijë euro, shkruan Koha Ditore.

Me Ligjin për buxhet të vitit 2018, për ndërtimin e këtij objekti janë ndarë 150 mijë euro. Përderisa arsye për këtë projekt nuk është hapësira e vogël. Menaxhmenti i QSKUK-së po e konsideron që objekti i tanishëm është i vjetër për t’u përdorur dhe rrezikohet nga shembja e objektit.

Në anën tjetër, shumica e objekteve të tjera që janë pronë e ShSKUK-së janë të ndërtuara para disa dekadash dhe kanë nevojë për renovime. Të punësuar në këto institucione kanë folur për gazetën për kushtet e këqija në këto hapësira, por nuk kanë dashur të identifikohen me emër.