NATO

Stoltenberg takohet me Vuçiqin në Beograd

Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg është takuar me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq sot në Beograd.

Takimi ka nisur rreth orës 09:30 në godinën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit dhe pas takimit do të mbahet një konferencë e përbashkët për media.

Shefi i NATO-së Stoltenberg përveç me Vuçiqin do të takohet edhe me kryeministren e Serbisë Ana Brnabiq, raporton Tanjug.

Stoltenberg dje ka nisur një turne të vizitave në Ballkanin Perëndimor pas paralajmërimeve nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se Rusia “do të sigurohet që një vend ballkanik të hyjë në luftë me një tjetër”.