NATO

Stoltenberg pas takimit me Kurtin: Folëm mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka takuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, në ambientet e Qeverisë së Kosovës.

Stoltenberg takoi Kurti pas takimit dhe një adresimi për media me presidenten, Vjosa Osmani.

Numri një i Aleancës Paqeruajtëse, thotë se në takimin me kryeministrin Kurti, diskutuan për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Ai u shpreh në platformën X, se NATO do vazhdojë të bëjë atë që është e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt mbi të gjitha komunitetet.

Të njëjtën temë, e ka trajtuar edhe në takimin me presidenten, Osmani.