Shefi i NATO-s

Stoltenberg: Nuk shohim ndonjë kërcënim të menjëhershëm ushtarak nga Rusia, nuk do të ketë sulme në territorin e NATO-s

NATO nuk sheh ndonjë kërcënim të menjëhershëm ushtarak nga Rusia ndaj asnjë anëtari të Aleancës, por do të vazhdojë me operacionin e parandalimit përmes stërvitjes së ardhshme ushtarake “Steadfest Defender”, më e madhja në dekadat e fundit, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai tha se Aleanca po i bën të gjitha këto pasi ka hequr çdo vend për paragjykim apo keqkuptim në Moskë për gatishmërinë e NATO-s për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të saj, raporton Reuters.

“Për sa kohë që ne e bëjmë këtë, nuk do të ketë sulme në territorin e NATO-s”, tha Stoltenberg.

Rreth 90 mijë ushtarë do të marrin pjesë në stërvitjen e ardhshme “Steadfest Defender 2024”, e cila nis në shkurt dhe do të zgjasë deri në maj.