Stoltenberg flet me presidentin malazez për situatën në Kosovë: E falënderova për rolin në promovimin e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është takuar me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

Më prag të Samitit të NATO-s në korrik, Stoltenberg tha se ka folur me Milatoviqin për kontributin e Malit të Zi dhe rolin e presidentit të ri të vendit në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

“Takimi i mirë me Presidentin Jakov Milatoviq për të përgatitur Samitin e NATO-s në korrik. E falënderova për kontributin e Malit të Zi në NATO dhe për rolin e tij në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë”, shkroi Stoltenberg në Tiwtter.

“Ne e kemi rritur praninë dhe inkurajimin e të dyja palëve që të angazhohen në mirëbesim”, shtoi ai.