Sekretari i Përgjithshëm

Stoltenberg: Autorët e sulmit në Banjë të mbahen përgjegjës – do e ngrisë këtë çështje edhe në Serbi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë autorët e sulmit terrorist më 24 shtator në Zveçan duhet të mbahen përgjegjës.

‘Është i pa pranueshëm sulmi në maj, por edhe në shtator në Banjë dhe kjo është arsyeja që e kemi rritur praninë tonë dhe kemi dërguar edhe 1 mijë trupa të tjerë. Sigurisht NATO nuk është institucion i zbatimit të ligjit, pres që ata që janë përgjegjës që mbahen përgjegjës, ky ka qenë mesazhi im që nga maji dhe është përsëritur edhe pas rastit në muajin shtator. Do ta ngris këtë çështje edhe në Serbi. Duhet të sigurohemi që ky rast të mos përsëritet edhe njëherë”, tha ai.

“Sulmet e tilla të dhunshme janë të pa pranueshme, të dyshuarit duhet të mbahen përgjegjës. NATO ka reaguar me shpejtësi, kemi sjellur 1 mijë trupa shtesë në Kosovë dhe kemi ngritur patrulla në Veri”.

“Në çdo kohë do të bëjmë çka do që është ë nevojshme do të bëjmë për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjithë ngërzitë në Kosovë Patëm një diskutim të rëndësishëm për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe në Rajon. Në shtator pamë një ndezje të dhunës në veriun e Kosovës që ngriti shqetësimet që një konflikt më i gjerë mund të kthehet në Ballkanin Perëndimor. Në maj trupat e KFOR-it u sulmuan duke lënë 93 ushtarë të lënduar”.