Avokati serb, Çedomir Stojkoviq i cili ditë më parë vizitoi varrezat e Jasharëve në Prekaz, duke kërkuar falje për krimet serbe, ka thënë se një bashkëpunëtor i Aleksandër Vuçiqit po kërkon luftë në Kosovë dhe se i njëjti, është agjend i Vladimir Putinit.

Beanimir Nestoroviq para disa ditëve bëri thirrje për luftë dhe tha se “Serbia duhet të bëhet gati për pushtim në një moment të përshtatshëm”.

Stojkoviq përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “X”, ka thënë se Nestoroviq është agjent i Putinit dhe ka numrin 14 në listën “Oktobar Group”.

📢 Beanimir Nestorovic, an associate of Aleksandar Vucic, calls for a war on Kosovo and says that Serbia should prepare for an invasion at an opportune moment.

We marked Nestorovic as Putin's agent at number 14 on the TIPARS list of the Oktobar Group a year ago.

Make no…

— Advokat Čedomir STOJKOVIĆ 🇺🇦🇮🇱 (@FIGHT_4_RIGHT_S) January 23, 2024

VIDEO BONUS: Avokati serb, Çedomir Stojkoviq viziton Prekazin, tmerrohet nga krimet e Serbisë