Stivi Frashëri në mesin e portierëve me më së shumti pritje në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës

Stivi Frashëri është në mesin e portierëve me më së shumti pritje të bëra në ndeshjet e rrethit të tretë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Portieri i Ballkanit ka bërë shtatë pritje në ndeshjen kundër Sivassporit (3:4), duke u renditur në pozitën e dytë në listën e publikuar nga UEFA Liga e Konferencës, shkruan Demokracia.com.

Frashëri ndan vendin e dytë me Jacob Zetterstromin që gjithashtu ka të regjistruara shtatë pritje.

Më i mirin në rrethin e tretë ishte portieri i Clujit, kundërshtarit të Ballkanit në Grupin G, Simone Scuffet.