Sterling nxirret në shitje nga Man City

Raheem Sterling është nxjerrë në shitje në Manchester City, sipas “The Athletic”.

Trajneri Pep Guardiola thuhet se u ka bërë me dije drejtuesve të klubit anglez se nuk llogarit në shërbimet e sulmuesit të krahut.

Sterling edhe në të kaluarën ka qenë i lidhur me një largim nga “Qytetarët”

26-vjeçari ka kontratë me Cityn deri në vitin 2023.

Drejtuesit e klubit anglez po kërkojnë rreth 70 milionë euro për anglezin.

Sterling ishte një ndër lojtarët kryesor në Kampionatin Evropian me Anglinë duke shënuar tre gola në shtatë paraqitje.