Stema e Ushtrisë së Kosovës, e dizajnuar në vitin 2008 kur ishte themeluar FSK-ja, si duket ngjason me një kompani sigurimesh në Amerikë.

A është e mundur që krijuesit e stemës së Ushtrisë së Kosovës, ta kenë kopjuar dizajnin nga kjo kompani, apo kompania amerikane e ka kopjuar nga FSK-ja, shkruan Ballkani.info.

Krijuesit e stemës së FSK-së, janë Taulant Qerkini dhe Albian Gagica.

Kompania “American Premier Security”, është kompani private e sigurisë në Amerikë e cila operon në Kaliforni./Ballkani.info