Stefanoviq i reagon Hoxhajt, thotë se deklarata e tij është akt armiqësor kundër Serbisë

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar sonte se deklarata e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj paraqet akt armiqësor kundër Serbisë dhe qytetarëve të saj dhe është ftesë për jostabilitet shtesë në rajon.

Hoxhaj ka thënë për gazetën kroate “Vecernji List” se në disa raste, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, Maqedoni e Mal të Zi, kaa biseduar me krerët e këtyre vendeve për të krijuar një pakt i cili do t’i kundërvihej Serbisë dhe politikës së saj agresive, shkruan Ballkani.info.

“Është më rëndësi që këto shtete që i ka përmendur Hoxhaj të deklarohen kundër kësaj ideje”, ka thënë Stefanoviq. /Ballkani.info/