Beograd

Stefanini: Të gjithë e duan Kosovën në INTERPOL

Kosova duhet të jetë në INTERPOL, sepse gjendet në udhëkryqin e rrugëve ndërkombëtare dhe krimit, ka vlerësuar bashkëpunëtori i Qendrës Scowcroft për strategji dhe siguri, Stefano Stefanini.

“Nëse ekziston ndonjë vend që duhet të jetë pjesë e INTERPOL-it dhe të cilin të gjithë duam ta shohim në INTERPOL, është Kosova”, ka thënë Stefanini në javën e gjashtë të NATO-s në Beograd, transmeton Ballkani.info.

Ai ka qenë pjesë e panelit ku është folur për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Më 21 nëntor në Dubai do të mbahet mbledhja vjetore e INTERPOL-it dhe votimi për anëtarësimin e Kosovës është në rend dite.

Autoritetet kosovare janë optimiste se Kosova do të anëtarësohet. /Ballkani.info/