Steam Chat mbërrin në Android dhe iOS

Valve lançoi ditën e sotme një aplikacion të ri mobil i cili inkorporon disa prej veçorive kryesore të klientit desktop i cili kaloi nëpër një rifreskim madhor vitin e kaluar për të konkurruar me Discord.

Aplikacioni i ri mobil i cili është i disponueshëm për iOS dhe Android përmban funksione të reja bisede, biseda në grup, njoftime që përshtaten e shumë të tjera.

Komunikimi zanor është një tipar që mungon por Valve thotë se është duke punuar për të. Ky është lançimi i dytë madhor për Valve në iOS në vetëm një javë.

Javën e kaluar lançoi aplikacionin shumë të vonuar Steam Link ku përdoruesit mund të transferojë lojërat e tyre Steam nga kompjuteri desktop në iPhone, iPad, ose Apple TV.

Aplikacioni më në fund u aprovua prej Apple pasi ishte refuzuar për mëse një vit.