Statusi i fundit i Adem Mikullovcit që preku të gjithë: Mua më lat të fundit dhe unë s’kam qare pa ardhë te ju

Aktori i njohur dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, ka ndërruar jetë në ora 00:20 të mesnatës, njoftimi për vdekjen e tij u bë i ditur nga familjarët e aktorit.

Mikullovci ishte i lidhur tejmase me aktoren e ndjerë Leze Qena, ku së bashku aktruan në shumë shfaqje e seriale, duke u bërë një nga dyshet më të pëlqyera artistike.

Ishte një postim i Adem Mikullovcit në ditën kur Leze Qena ndërroi jetë, që preku zemrat e të gjithëve.

Përmes këtij postimi ai tregoi se ishte mërzitur shumë, dhe se ndjehej i vetmuar.

Ai kujtonte kohët që kishte kaluar bashkë me Lezen dhe Xhevat Qenën.

Derisa në fund aktori tha se po lëshon perdet dhe po fik dritat, teatri i tyre u mbyll.

‘’ ELIZABETE- Më shkove edhe ti..! A të kujtohet Leze kur ndejtëm bashk herën e fundit qesheshim me fatin që ne të dy mbetëm Mohikanët e fundit dhe pyeteshim se a thua cili nga ne do të shkon i pari te Xhevati: Une thash:”Leze unë do të shkoj para teje”…Ti ma kape veshin dhe më bêrtite:”Përkundrazi unë shkoj para teje,mua më ka grua e ty vetëm shok”..

Dhe ja ! Ashtu edhe ndodhi Elizabett..

Mua më lat të fundit dhe unë s’kam qare pa ardhë te ju.

Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat….

Teatri i jonë Leze-u mbyll.’’

Kujtojmë se e ndjera Leze Qena u nda nga jeta mëngjesin e datës 25 mars pas një sëmundje të shkurtër.