Jeta Statovci

Statovci: Votimi ynë për rezervat shtetërore ka qenë në dakordancë që marrëveshjet ndërkombëtare të votohen

Deputetja e GUXO-s, Jeta Statovci ka folur rreth komisionit të rezervave shtetërore.

Ajo në Info Magazine të Klan Kosovës tha se kërkesa e GUXO-s ka qenë funksionalizimi i këtij komisioni si dhe vet kanë votuar, por në dakordancë që marrëveshjet ndërkombëtarë të votohen.

“Ne kemi pasur një kërkesë, e cila ka qenë funksionalizimi i komisionit hetimor për rezervat shtetërore, për të cilat ne edhe vet kemi votuar dhe e kemi themeluar nën dakordancën që marrëveshjet ndërkombëtare të votohen. Kjo ka qenë kërkesa e cila ka rezultuar nga ana e opozitës si dhe ka marr përgjigjen tonë me funksionimit dhe realizimin e këtij komisioni i cili mban mbledhje të përjavshme”, u shpreh Statovci.

Ajo po ashtu deklaroi se gjatë mandatit të tyre buxheti për shëndetësi është dyfishuar ndërsa nga 20 milionë në 60 milionë është rritur buxheti për barnat.

“Ne e kemi dyfishuar buxhetin për shëndetësi në mënyrë që të ketë investime të mjaftueshme ne sektor dhe gjithashtu nga 20 milionë në 60 milionë për barnat”, tha Statovci.

VIDEO BONUS: Konjfuca: Qeveria mund ta propozojë një darftstatut të Asociacionit