Kuvendi i Kosovës

Statovci flet me shifra: Ndërmarrjet Publike po këndellen, nga fundosja në profit

Deputetja Jeta Statovci në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka folur për gjendjen e ndërmarrjeve Publike, për të cilat ka thënë se në të kaluaren kanë qenë në gjendje të mjerueshme, ndërsa tani e kanë mbyllur vitin 2022 dhe vitet tjera pasuese, me një fitim të jashtëzakonshëm.

“ Një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë sonë, e cila kishte trashëguar një nga gjendjet më te dhimbshme  te performances, ishin pa dyshim ndermarrjet publike. Nga 17 ndermarrje publike qëndrore, që i raportojnë Ministrisë së Ekonomisë, 10 e kanë përmbyllur vitin me fitim, te cilat me parë ishin në tëresi vetëm dy. Është punuar në vazhdimësi për të përmirësuar gjendjen financiare të ndërmarrjeve, për të siguruar plane të qarta biznesi, për të rishikuar strukturat organizative në mënyrë që ndihmojnë afarizmin, për të siguruar menaxhim të duhur të burimeve njerëzore, dhe për të zvogëluar shpenzimet dhe për të rritur të hyrat. NP kanë mbyllur vitin 2022 me një fitim të jashtëzakonshëm prej 101.41 milionë euro, me trend pozitiv i cili ka vazhduar ne vitin pasues”, ka thënë Statovci.

Ajo ka folur për të gjitha ndermarrjet publike, duke ilustruar humbjet nga viti në vit dhe fitimet që kanë pasur në periudhën nga viti 2021-2023.

“ Periudha 2015 – 2017 – Humbja: -55,6 milionë .  Periudha 2018 – 2020 – Humbja -26 milionë.  Periudha 2021 – 2023 – Fitimi mbi 120 milion euro”, ka thënë Statovci.

Derisa ka folur dhe për gjendjen në Telekom, e cila sipas saj është përmirësuar dukshëm.

“Telekomi,u gjend me afer 17 milion humbje, e nje varg problemen e shpenzime marramendese. Vlen të permendet, qe aty u gjenden rreth 323 pozita te avancuara (psh nga grada 5 ne 15) duhe shperfillur te gjitha procedurat. Ato u rishikuan, duke i kursyen Telekomit rreth 300,000 euro ne muaj. Qirate marremendese, kujtojme ato zyren ketu afer, qe kishin qirane mujore me 26,000 euro”, ka thënë Statovci.

Ndërsa ka thënë se në sektorin e ujrave, KRU Prishtina tashme shënon inkasim rekord, jo vetem të faturimit, mirëpo dhe te borxhet paraprake.

Edhe Iber Lepenci, sipas saj i cili ishte i njohur për shume aspekte sensitive, tashme për herë të parë, rezulton profitabile, ne rimëkembje e sipër, e me plane te avancimit te kapaciteteve te saj.

“KEK-u ka dalë ndërmarrja me performancën më të mirë financiare, kryesisht falë prodhimit të lartë të energjisë dhe uljes së shpenzimeve operative. Gjatë vitit 2022, KEK-u ka përgatitur projektin për parkun diellor me kapacitet 100, më që paraqet projektin e parë të ndërmarrjes për diversifikim të burimeve të prodhimit të energjisë e që është në përputhje me Strategjinë e Energjisë të Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo..

 Gjithashtu, ka thënë se  KEK-un për herë të parë e ka audituar Zyra Kombëtare e Auditimit përderisa në 5 vitet e fundit, ndoshta edhe më shumë, është audituar nga kompani private.

Statovci ka folur dhe për  Trepçën, për të cilën ka thënë se për herë të parë është audituar nga ZKA-ja në një auditim të performancës.

“Iber Lepenci pas 6 viteve të auditimeve nga kompanitë private, kurse që nga 2021 po auditohen nga ZKA.  E pikërisht këto rezultate tani janë dëshmi e qartë e përkushtimit tonë, për të ndërtuar një ekonomi të fortë dhe të drejtë. Rezultatet tregojnë se me qeverisje të mirë dhe me politikat e duhura, ne mund të arrijmë rezultate të mëdha dhe të sjellim ndryshime pozitive për qytetarët tanë”, ka thënë Statovci.