Statistikat e tmerrshme të Barcelonës kundër Bayernit

Bayern Munchen ka fituar ndeshjen e mbrëmshme ndaj Barcelonës me rezultat 2-0 në kuadër të fazës së grupeve tëLigës së Kampionëve.

Katalonasit kanë një statistikë të tmerrshme në përballjet direkte me kampionin gjerman.

Në 13 ndeshje të zhvilluara mes tyre, Bayerni ka fituar nëntë herë, dy i ka fituar Barcelona dhe dy të tjera kanë përfunduar në barazim.

Bayerni ka shënuar 32 gola në këto 13 ndeshje, kundrejt 16 që ka shënuar Barcelona. /IndeksOnline/