Statistikat e ndeshjes së parë ndaj Çekisë tregojnë cinizmin e Kosovës

Kosova luan sot ndeshjen vendimtare për kualifikimin në Kampionatin Evropian 2020, ku në Plzen do të përballet me Çekinë.

Çekët në takimin e parë në Prishtinë u zhgënjyen në rezultat, por treguan se janë një skuadër mjaft kompakte, të paktën kështu tregojnë statistikat.

‘Dardanët’ fituan me përmbysje (2-1) falë golave të Vedat Muriqit dhe Mërgim Vojvodës, anipse çekët shënuan me Patrick Schick fillimishtt.

Por dominimi i takoi padyshim mysafirëve, pavarësisht se nuk morën rezultat pozitiv.

Çekia gjithashtu është një ‘mur i vështirë’ për t’u thyer në ndeshjet vendase, pasi në katër ndeshjet e fundit zyrtare nuk ka asnjë humbje, përfshirë edhe fitoren ndaj Anglisë.

loading…