Statistika të tmerrshme| Dy aksidente me fatalitet, 36 aksidente me të lënduar dhe 95 me dëme materiale

Statistika absolutisht të tmerrshme të aksidenteve po raportohen në secilën ditë nga Policia e Kosovës.

Vetëm gjatë ditës së djeshme dy aksidente me fatalitet kanë ndodhur. Njëri në Pejë ku ka vdekur një person, tjetri në Istog ku gjithashtu humbi jetën një qytetar e u lënduan 8 të tjerë.

36 aksidente në total janë shënuar me të lënduar, kurse 95 me dëme materiale.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 800 dënime.