Statistika që tregon ndryshimin e madh te Barcelona

Ronald Koeman tha se Barcelona duhet ta gjejë stilin e saj të lojës pas barazimity zhgënjyes ndaj Granadas mbrëmë, duke sqaruar se nuk kanë lojtarë që luajnë tiki-taka, siç kanë bërë vitet e fundit.

Holandezi u shpreh se ekipi i tij luajti mire dhe sinjalizoi për një ndryshim në stil në klub.

Sipas statistikave nga Opta, Barcelona tentoi 54 krosime mbrëmë dhe 45 prej tyre ishin nga loja e hapur. Vetëm Sergino Dest i vetëm bëri 16 prej tyre.

Plani i Barcelonës ishte shumë i qartë sa që edhe Gerard Pique erdhi nga stoli për të luajtur si qendërsulmues dhe Ronald Araujo iu bashkua atij. Bashkë me ta, Luuk de Jong ishte aty po ashtu.

“Barcelona sot nuk është e njëjta sikur para tetë viteve”, kujtoi Koeman pas ndeshjes.

Hera e fundit kur Barcelona bëri kaq shumë krosime ishte nëntori i vitit 2016 ndaj Malagas, duke bërë gjithsej 55 krosime.