Kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me zyrtarë të lartë të partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, po thonë se SHBA po e dëshiron një marrëveshje të shpejtë Kosovë-Serbi, në mënyrë që të Donald Trump të fitojë edhe një mandat si President. Mirëpo, prioritetet e Qeverisë Amerikane për qeverisje nëse i fitojnë zgjedhjet e nëntorit janë krejtësisht tjera.

SHBA dëshmoi se e ka Kosovën në agjendë të saj, me emërimin e dy emisarëve të lartë, të dërguarin e posaçëm për dialog, Richard Grenell dhe të dërguarin për Ballkanin Pernëdimor, Matthew Palmer.

Por ky angazhim i SHBA’së siç duket nuk po i pëlqen dikujt, më saktësisht Lëvizjes Vetëvendosje. Madje, nga kjo parti thonë se dialogu i ndërmjetësuar nga ata përfundon me shkëmbim të kufijve.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, publikisht dje për gazetarët boshnjakë akuzoi emisarin Richard Grenell se po dëshiron marrëveshje të shpejtë mes Prishtinës e Beogradit, që përfshin ndryshim të territoreve.

Veç kësaj, Kurti nuk u mjaftua, ai akuzoi SHBA’të se po synojnë të përfundojnë marrëveshjën para nëntorit të këtij viti, në mënyre që të fitojnë edhe një mandat në zgjedhjet që po mbahen atje.

“Kurti sugjeron se Grenell ka qenë shumë agresiv për të kryer marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, kështu që ai të dërgonte një fitore tek Trump në vitin zgjedhor, dhe përkundër ish Presidentëve të tjerë si Klinton, Bush dhe Obama, donte të përfundonte marrëveshjen pa përfshirje ushtarake. Kurti thotë se ai ia ka bërë të qartë Grenellit, se çdo marrëveshje me Serbinë do nënkuptonte njohjen e Kosovës si shtet.”, citohet të ketë thënë Kryeministri në detyrë.

Por politika e jashtme e ndihma për vendet që janë në zhvillim, si Kosova, nuk është prioritet i agjendës së Partisë Republikane, të cilës i përket Presidenti Trump.

Në grafikat e publikuara nga mediat amerikane, vërehet se kjo parti theks të veçantë u ka dhënë disa temave të tjera.

“Ndryshimi klimatik, Mjedisi, Marrëdhëniet racore, Të varfërit dhe nevojtarët, Edukimi, Kujdesi mjekësor, Çmimet e kujdesit mjekësor, Varësia nga droga, Sigurimi social, Transporti, Ndikimi i lobistëve Punët/ Tregtia globale, Zvogëlimi i krimit, Ekonomi, Deficiti buxhetor, Imigrimi, Terrorizmi, Ushtria”, janë disa prej prioteteve të larta të Partisë Republikane, shkruan Gazeta Metro.

Kjo shihet edhe në grafikën e publikuar më poshtë: