Ka startuar emisioni i ri në “Radio Prishtina”, “Lidhje pa lidhje” me Molikën dhe Edonën.
Në këtë emision do të flitet për tema të ndryshme argëtuese e po ashtu edhe probleme në të cilat hasin qytetarët në vendin tonë.
Përveç këtyre, në emisionin ‘Lidhje pa lidhje’, do të ketë edhe politikë por që të gjitha këto në kuadër të humorit që gazetaret e Radio Prishtinës do të sjellin për dëgjuesit.

Emisioni me Molikën dhe Edonën do të startojë nga ora 14:00 deri në ora 16:00 çdo ditë të javës.
Befasi e këtij emisioni, thuajse në çdo ditë do të jenë të ftuarit më të veçantë që përzgjedhin drejtueset e emisionit.
Edona Gashi është autore e emisionit të showbizzit “Te Shoqja”, prodhim i Ballkani.info i cili transmetohet çdo të diele. /Ballkani.info/







