Standard i dyfishtë: Kur burri i saj kërcënonte të tjerët Haxhiu s’reagonte, për Blakajn që ironizoi kërkon ndjekje penale

Paralajmërimi i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut për ndjekjen penale të ish-aktivistit të Vetëvendosjes, që ironizoi me një postim të saj ku tregoi një rast të tentim-dhunimit, ka nxitur reagime të shumta. Ironia në postimin e Korab Blakajt nuk përbën vepër penale sipas avoaktit Besnik Berisha dhe si e tillë, Policia nuk duhet ta ftojë për intervistim.

Por nëse kthehemi pas në kohë dhe krahasohen postimet e mesazhet e tilla me ato të bashkëshortit të Haxhiut, Alban Krasniqi dhe reagimet e ministres, rezulton me standard të dyfishtë.

Në kohë kur Albani kërcënonte të tjerët, Haxhiu nuk reagonte e as nuk kërkonte ndjekje penale ndaj aty që kanosin të tjerët.

Krasniqi është i njohur për rastet kur publikisht pati kërcënuar në Facebook e në mesazhe private drejtuar oponentëve politikë.

Rasti me Kadri Veselin

Krasniqi është paditur edhe nga ish kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, për kërcënimin se i duhet plumb në ballë. “Është viti i tretë, i katërt kur burri i Albulena Haxhiut më ka kërcënuar ka thënë se më duhet plumb në ballë. Edhe ende organet e tona juridike e bëjnë nga një ftesë, akoma se kanë proceduar”, pati shkruara atë kohë Veseli.

Rasti me Visar Ymerin

Alban Krasniqi dyshohet edhe për kërcënimin e ish-kryetarit të VV-së, Visar Ymeri. Ky i fundit e pati denoncuar për kanosje, në polici Krasniqin.

Rasti ka të bëjë me një SMS që Krasniqi i ka dërguar Ymerit.

“O Visar nëse mendon me na mbet ne dore… po te tegojm qefim me te madhe personalisht ua plotsoj dëshirën secilit prej jush klike maskarenjesh nëse luften e pas kthy kunder VV se me gjdo mjet përmes ilirave drenave i cilitdo matrapa dije qe 100 fish ka me tu kthy. Agjende personale ka me ju pase”, i ka shkruar Krasniqi ish-kreut të VV’së.

Rasti me gjyqtarët

Ndërkohë, Krasniqi, më 2020 pati kërkuar arrestimin e kryesueses së Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Dakës. Pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese pro dekretit të presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar burri i ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi.

Ai me një gjuhë të ashpër ka kërcënuar vendimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese duke thënë se “Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish që ta riktheni krimin në qeverisje” dhe “Më parë pranoj vdekjen time sesa vrasjen e demokracisë”.