Për dy futbollistët e rinjë, Dion dhe Ledion Kolgecin, stafi epidemiologjik është përkujdesur për një surprizë të këndshme gjatë ditës së sotme.
Në mesin e personave të infektuar nga koronavirusi në Suharekë, janë edhe dy futbollistët e ri, Dion dhe Ledion Kolgeci, që janë pjesë e shtëpisë së futbollit të Ballkanit.
E për vëllezërit Kolgeci, stafi epidemiologjik është përkujdesur për një surprizë të këndshme sot gjatë marrjes së mostrave, ka bërë të ditur babai i dy futbollistëve, Nazmi Kolgeci, përmes një postimi në ‘Facebook’.
“Gjatë marrjes së mostrave, surprizë e këndshme nga stafi epidemiologjik!” – ka shkruar ai, teksa njëri nga doktorët ka bërë një “fanellë” të veçantë me numrin ’10’ dhe ka shkruar “Vll. Kolgeci”.







