KF Flamurtari

Stadiumi i Flamurtarit me pamje të re, 1500 ulëse shtohen në ‘Xhemail Ibishi’

Po vazhdon rinovimi në stadiumin e ‘Xhemail Ibishi’ në kryeqytet, stadium që i takon KF Flamurtarit.

Ka qenë kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama që ka publikuar pamjet e reja.

1500 ulëse janë shtuar në tribunën që është ndërtuar dhe i ka dhënë një pamje shumë të mirë stadiumit.

Ja postimi i Përparim Ramës:

“Tribunë e re në stadiumin e “Flamurtarit”.

1500 ulëse të reja për sportdashësit dhe tifozët e Klubit Futbollistik “Flamurtari” në Kryeqytet.

Qytetarët do të kenë mundësi të shohin lojërat nga një vend shumë më i përshtatshëm se më parë falë investimeve të cilat jemi duke i bërë për krijimin e tribunës.

Drejtoria për Sport – Komuna e Prishtinës”, shkruhet në njoftim.