Stadiumi i finales së Botërorit në Katar, afër përfundimit

“Lusail Stadium”, që do të jetë nikoqir i ceremonisë hapëse më 21 nëntor dhe finales së madhe në Kupën e Botës “Katari 2022” më 18 dhjetor, do të hapet në fillim të vitit të ardhshëm, është bërë e ditur të enjten gjatë ditës.

Stadiumet “Ahmad Bin Ali”, “Al Bayt”, “Al Janoub”, “Al Thumama”, “Education City”, “Khalifa International” dhe 974 “Ras Abu Aboud”, do të inaugurohen në fund të vitit 2021. Janë shtatë nga tetë stadiumet në total, ku do të zhvillohen ndeshjet e Botërorit 2022.

Kualifikimet evropiane të Botërorit kanë përfunduar në muajin nëntor, ndërsa 10-të fituesit e grupit e siguruan biletën për në Katar vitin tjetër.

Në fillim të muajit nëntor, Brazili dhe Argjentina u bënë dy skuadrat e para nga Amerika e Jugut që u kualifikuan në Botëror.

13-të skuadrat e konfirmuara të Botërorit janë Brazili, Argjentina, Belgjika, Kroacia, Danimarka, Anglia, Franca, Gjermania, Holanda, Katari si nikoqir, Spanja, Zvicra dhe Serbia.