Sqaron Jevtiq: Nuk kërkohet test PCR për të hyrë nga Serbia në Kosovë

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq ka sqaruar se qytetarëve që hyjnë në Kosovë nga Serbia nuk iu kërkohet test negativ PCR për COVID-19.

“Për të sqaruar dilemën rreth testeve PCR për hyrjen në Kosovë nga Serbia: NUK kërkohet një test negativ PCR për COVID-19”, ka shkruar ai në Twitter.

Këtë njoftim ai e bëri pasiqë sot kanë hyrë në fuqi masat e reja në luftën kundër koronavirusit.