Sqarohet Vetëvendosje: Qeveria nuk i ka ndarë edhe 100 euro shtesë për pensionistët

Në mediat kosovare u raportua sot se Qeveria e Kosovës ka ndarë edhe 100 euro shtesë për pensionistët, pos atyre që u janë ndarë punëtorëve të sektorit publik dhe atyre të sektorit privat, si dhe studentëve.

Këto raportime u bazuan në një deklaratë të sotme të të parit të Qeverisë.

Mirëpo këto raportime nuk qëndrojnë. Kjo pasi që kryeministri Kurti ka qenë duke treguar se si janë ndarë 100 euro për pensionistët, dhe nuk ka thënë se ato do ndahen sërish.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, me anë të një postimi në Facebook.

“Lajm i pavërtetë: Kryeministri Kurti ishte duke treguar se si janë ndarë 100 euro dhe jo se do të ndahen ato sërish. Këto lajme pa verifikim, anipse të thëna me zë e figurë, janë tejet të rrezikshme sidomos kur duan të krijojnë pritshmëri pa asnjë bazë argumentative”, tha ai.