Sqarohet skandali që i nxiti dyshimet se FIFA i ka manipuluar votimet në favor të Messit

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Nikaraguas e konfirmuan të enjten në mbrëmje se Juan Barrera nuk kishte votuar në çmimet e FIFA-s për lojtarin më të mirë të vitit, mirëpo Federata e kishte përdorur gabimisht emrin dhe nënshkrimin e tij, të cilët ishin në formularët e vitit të kaluar.

Organi qeverisës i futbollit botëror e shpenzoi ditën e enjte duke i mohuar pretendimet se ishin manipuluar votimet për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit në favor të Lionel Messit.

Lionel Messi u shpërblye me çmimin për futbollistin më të mirë të vitit 2019 në botë nga FIFA, gjatë ceremonisë së mbajtur të hënën në Milano të Italisë, duke i lënë prapa Virgil van Dijk dhe Cristiano Ronaldon.

Për shkak të sezonin mbresëlënës që Van Dijk e kishte pasur me Liverpoolit dhe trofeve që Ronaldo i fitoi me Juventusin dhe Portugalinë në 2018/19, triumfi i Messit shkaktoi pakënaqësi te disa njerëz.

FIFA e cakton lojtarin më të mirë të vitit në botë në bazë të votave nga trajnerët dhe kapitenët e ekipeve kombëtare, si dhe gazetarëve nga secili vend.

Por, triumfi i Messit është vënë në dyshim nga lojtari i Nicaraguas, Jan Barrera, i cili insistoi se ai nuk ka votuar. Barrera insistoi se ai s’kishte votuar, edhe pse në listën e FIFA-s ai thuhej se e kishte votuar Messin të parin, e pastaj Sadio Manen dhe Ronaldon.

Megjithatë, e gjitha kjo situatë u sqarua në orët e vonshme të së enjtes, kur Federata e Nikaraguas sqaroi se Barrera nuk kishte votuar, mirëpo Federata e kishte përdorur gabimisht emrin dhe nënshkrimin e tij, të ruajtur nga votimet e vitit të kaluar.

Në deklaratën e Nikaraguas thuhet gjithashtu se lojtari që në fakt votoi ishte Manuel Rosas, i cili është zgjedhur së fundi kapiteni i ri i skuadrës. Federata e Nikaraguas gjithashtu pretendon se e kanë pushuar nga puna personin përgjegjës për këtë gabim.

loading…